Kanë filluar festimet e natës së Halloween e cila zyrtarisht mbahet sot (31 tetor).
Shumë emra të njohur të estradës kanë përzgjedhur kostume interesante për tu shndërruar në një pamje që rrallë herë i shohim.
Edhe këngëtarja, Ana Kabashi ka përzgjedhur një kostum më ndryshe se herët e tjera, por që edhe kësaj radhe u kujdes të dukej joshëse dhe të theksonte linjat për të cilat komentohet vazhdimisht.
E veshur e tëra në të zeza, me një trupore me dekolte të hapur e stiluar me zinxhirë sipër, Ana vendosi të dukej si ‘macë’, ndërsa u shfaq tejet atraktive dhe më në formë se asnjëherë më parë.
“Shpirti i “Natës së Shtrigave”, thyej rregullat!! 3 pluma t’fundit”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat në Instagram.
Ndryshe, Ana mbetet aktive me projekte muzikore, kënga e saj e fundit “Sa kem pi” erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip, ndërsa po punon për këngë të reja. /Telegrafi/