Telegrafi

Ana Kabashi publikon imazhe teksa shihet e veshur me stil

Ana Kabashi (Foto: Instagram/annakabashi)

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, çdo ditë e më shumë po merr vëmendjen e publikut me pozat e saj atraktive.

Bukuroshja brune mban gjithmonë të informuar ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdon të jetë në top formë dhe shumë e admirueshme falë imazheve të saj.

Ajo ndan fotografi dhe video të ndryshme provokuese duke mos munguar edhe ato ku vishet me plot stil, sikurse kjo e fundit.

E veshur me ngjyra verore, Ana ia ka bashkangjitur dukjes një grim të lehtë teksa ka vendosur një palë syze, prej të cilave mund të shihen vijat e saj të fytyrës.

“Pse je gjithmonë i mirë me mua, kur unë jam e keqe me ty”, ka shkruar ajo në përshkrimin e një videoje të publikuar.

Imazhet e ndara me ndjekësit e saj kanë marrë mijëra pëlqime, duke u komentuar edhe nga kolegë e figura të njohura. /Telegrafi/