Ana Kabashi mbetet ndër emrat e estradës më të komentuar, sidomos për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur edhe së fundi mori vëmendje teksa postoi disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant ngjyrë bezhë, i cili ia theksonte linjat në mënyrë perfekte, dekoltenë e hapur dhe këmbët joshëse.
Këngëtarja kompletoi dukjen me grim të theksuar, flokët të gjata dhe taka të larta.
Ana e cila njihet për format e saj i ekspozoi ato edhe një herë ato, ndërsa nuk munguan komentet nga ana e fansave të saj të shumtë.
“Ajo që është e rëndësishme në një fustan janë femrat që e veshin atë!”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “11/11”, por ka zbuluar se tashmë është në përgatitje të projektit të ri. /Telegrafi/