Njëra nga këngëtaret e reja më të komentuara në estradën shqiptare dhe që merr vëmendje me çdo postim të saj, është padyshim Ana Kabashi.
Ana vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ku ndan të pathëna nga jeta e saj profesione dhe personale me 125 mijë ndjekësit e saj.
Gjatë kësaj kohe të pandemisë coronavirus, ajo së bashku me motrën e saj Arta Kabashi, kanë argëtuar fansat përmes disa ‘cover’ të këngëve të ndryshme.
Ndërsa në një postim në profilin Instagram, ajo ka publikuar një fotografi e veshur në të bardha, teksa paralajmëron këngën e re.
“Ka ardhur koha për një këngë të re”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e fotografisë.
Teksa shumica e popullësisë po qëndrojnë të izoluar, nuk kanë munguar mesazhet frymëzuese të Anës për të gjitha fansat e saj. /Telegrafi/