Telegrafi

Ana Kabashi merr vëmendje në pozat e reja, duket plot shkëlqim në veshje sportive

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi krahas projekteve muzikore është mjaft e komentuar edhe për fizikun e saj të formësuar.

Ana është tejet e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku edhe postoi imazhe nga më të ndryshmet, ndërsa në fokus janë linjat e saj.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa ka pozuar në tuta sportive e që dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Dukjen e saj, këngëtarja e kompletoi me grim të thjeshtë dhe flokët e gjata i la të lira mbi supe, ndërsa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Në anën tjetër, Ana aktualisht po shijon suksesin e këngës “11/11” që e lansoi në fund të vitit 2021.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Kënga u prit mirë dhe në kanalin zyrtar në YouTube numëron mbi 600 mijë klikime. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Instagram