Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi ka vazhduar me realizimin e fotosesioneve.
Një të tillë këngëtarja joshëse ka postuar edhe së fundmi, teksa duket në formë të mrekullueshme në seti e ri të fotografive.
E veshur në kostum të gjelbër të cilin e përshtati me sytjena dhe taka të larta ngjyrë portokalli, ajo përfundoi dukjen me një palë syze dielli.
Ana dukej mahnitë dhe tejet atraktive teksa vuri në pah linjat trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Ndërkohë, krahas postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.
Ana ndërkaq po shijon suksesin e këngës së fundit “11/11” që u publikua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/