E njohur për linjat e mahnitshme trupore, Ana Kabashi arrin në qendër të vëmendjes sa herë që shpërndan imazhe në profilet e saja në rrjetet sociale.
Këngëtarja veçohet për figurën e saj dhe për këtë ka meritë angazhimi i vazhdueshëm në palestër.
Bukuroshja shpeshherë ndan imazhe nga ushtrimet e saja, përmes të cilave ka arritur të formësojë forma të admiruara trupore.
Prandaj, sa herë që poston fotografi, tërheq interesimin e faqeve rozë që vënë në pah dukjen e saj mahnitëse.
Në ndërkohë, Ana e ka publikuar edhe një fragment nga videoklipi i këngës “Dashni”, me ç’rast i ka pyetur fansat nëse duan këngë të re. /Telegrafi/