Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi është ndër artistet shqiptare që krahas karrierë komentohet edhe për jetën private.
Ana e cila përveç vokalit është edhe një femër e bukur linjat e të cilës marrin çdo herë vëmendjen në paraqitjet që bën në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur së fundmi ka nis pushimet në Turqi bashkë me motrën e saj, Arta, ndërsa nuk kanë munguar pozat nga atje.
Edhe sot (e diel) Ana u shfaq e veshur me shumë stil teksa realizoi disa fotografi atraktive pranë urës në Stamboll.
Këngëtarja shihet e veshur me tuta sportive, të cilat i kombinoi me një palë sandale he palltë ngjyrë bezhë dhe çantë të vogël krahu.
Ndërkohë, Ana aktualisht po shijon suksesin e këngës “11/11”, ndërsa po përgatit projekte të tjera muzikore. /Telegrafi/