Site icon Telegrafi

Ana e errët e Angelina Jolie

Është menduar se ajo është aktorja më zemërmirë dhe më filantropike ndër të gjithë yjet e Hollywood-it, por aktori Burt Reynolds ka zbuluar një anë të errët të aktores së famshme Angelina Jolie, duke treguar më shumë për marrëdhënien e saj me të atin.

I ftuar në programin “Loose Women”, aktori 79-vjeçar ka treguar se “ai nuk e meriton këtë mënyrë trajtimi” që Jolie po i bën të atit.

I gjendur për një kohë të gjatë në marrëdhënien e trazuar “atë e bijë”, Reynolds tha se i ati i aktores 40-vjeçare është lënduar shpeshherë nga e bija “Ai është njeri shumë i mirë, unë e dua shumë. Jon nuk e meriton mënyrën si po e trajton e bija Angelina Jolie”.

“Ata janë pajtuar, por ajo akoma vijon të ketë momentet e saj. E mbaj mend shumë mirë kur Angelina ishte vetëm 10 vjeç kur e takova. Në atë kohë i kam thënë Jon-it: “Je në telashe të mëdha, ajo do të bëhet e egër. Shpresoj që mos të të lëndojë.”

Angelina dhe Jon patën një tronditje të madhe publike, qysh në vitin 2002, kur i ati e akuzoi se kishte “probleme serioze mendore.”

Edhe pse Angelina dhe i ati u pajtuan në vitin 2010, Jon nuk ka qenë i ftuar në dasmën e saj në vitin 2014 me Brad Pitt.

Exit mobile version