Veçse jeni në dijeni se çka është Eat Mucho?!
Po jua përsërisim edhe njëherë që restoranti Eat Mucho ka sjellë një frymë të kuzhinës meksikane në Prishtinë qysh vitin e kaluar, ndërsa tani pas suksesit që pati me hapjen e pikës së parë dhe pas kërkesave të shumta nga konsumuesit e ushqimit të shijshëm meksikan, Eat Mucho është zgjeruar me lokacion të ri tek Rruga C në Bregun e Diellit, duke hapur pikën Mucho Cantina.
Mucho Cantina vjen me koncept të ri nga ambienti i brendshëm me hapësirë më të madhe, tarracë në hapësirë të jashtme, parking më të lehtë dhe me risi të shijshme – pra me menu të zgjeruar dhe produkte të reja. Ndër produktet e reja ishin edhe ato të preferuarat e para nga klientët, Birria Tacos dhe Enchilada, procesi mahnitës i përgaditjes të së cilave është demonstruar në videon më poshtë.
Jeta Tahiri, menaxhere e restaurantit ka treguar për Telegrafin se pse Mucho Cantina veçohet nga të gjitha restorantet e kryeqytetit!
“Çka na bën neve të veçantë është sepse gjithmonë përdorim përbërës të freskët, por gjithashtu i përkrahim prodhuesit vendor duke përdorur përbërës dhe produkte nga fermat vendore.
Një nga fokuset tona primare që prej hapjes ka qenë delivery, pra dërgimi i ushqimit në tryezën e klientëve kudo që janë, për këtë ne kemi sjell paketime të biodegradueshme dhe unike në Kosovë. Synimi jonë është që të sjellim sa më shumë produkte të reja por gjithashtu vizion i joni është që të hapim sa më shumë pika brenda dhe jashtë Kosovës”, ka treguar ajo.
Porosit online duke telefonuar kompaninë në 048 733 733 apo duke vizituar www.eatmucho.com/delivery