Telegrafi

AMG me shumë fuqi e me pak peshë

Mercedes AMG GT i ri, sipas raportimeve të fundit, do të prezantohet në fund të vitit 2016.

I koduar me shkronjën “R”, Mercedesi i ri është duke u krijuar në partneritet me kompanitë Daimler dhe Nissan dhe modeli i ri pritet të quhet “GT R”, transmeton koha.net.

Do të jetë një veturë e fokusuar në versionin GT S dhe pritet të ketë më shumë fuqi nga motori me turbo të dyfishtë V8 me 4.0-litra.

Mercedesi tashmë ka konfirmuar se vetura e re do të ketë diku 550 kuaj fuqi dhe se pesha do të reduktohet nga 80 deri në 100 kilogram.

Sa i përket performancës së Mercedes AMG GT R, ai shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3.4 sekonda.