Telegrafi

Amerikani mban nëntë rekorde botërore për vendosjen e gjërave në mjekër – nga pirunët deri te kashta

Një burrë ka thyer nëntë rekorde botërore për vendosjen e çdo gjëje në mjekër, nga pirunët deri te kashtë. Joel Strasser i siguroi titujt pasi kishte vendosur gjësende të ndryshme në mjekrën e tij.

Gama e çuditshme i artikujve të vendosura përfshin gjithçka, nga kruese dhëmbësh, kashtë, shkopinj dhe bukë për Krishtlindje.

Ka pasur edhe pirunë, kunjat rrobash dhe lapsa që të gjitha kanë gjetur shtëpi të përkohshme brenda mjekrës së tij, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Joel është më i njohur për sfidën e tij të stolisjes së mjekrës me dekorime të Krishtlindjeve, një rekord që ai e ka siguruar katër herë. Vitin e kaluar ai arriti që në mjekrën e tij të varte 710 dekorime.

Strasser thotë se ai vetë-identifikohet si një “i çuditshëm”, por kjo çuditshmëri tani i ka fituar atij një varg rekordesh. Ai filloi të vendoste lapsa në mjekër për t’u siguruar që studentët e tij të ishin të vëmendshëm në klasë.

Ai deklaroi : “Unë ecja nëpër klasë kur nxënësit nuk po i kushtonin vëmendje orës mësimore dhe thjesht do të më fusja gjëra në mjekër”. Një nxënës, i cili vuri re hobin e tij të çuditshëm, i tha atij se duhej të përpiqej të siguronte rekorde botërore. /Telegrafi/