Telegrafi

Amerikanët lansojnë raketën për misione të fshehta, për “Atlas V” as Pentagoni nuk zbulon asgjë

Forcat ajrore amerikane kanë arritur me sukses të lansojnë raketën “Atlas V” nga Cape Canaveral, që barte fluturaken X-37B për misione të fshehta, raporton BBC.

Fluturakja e njohur edhe si vetura testuese orbitale (OTV), pritet ta dërgojë një satelit në orbitë dhe të testojë fuqinë e teknologjisë së dritës, transmeton Telegrafi.

Programi X-37B është program i besueshëm për të cilin shumë pak njerëz dinë, e siç raportohet edhe Pentagoni ka zbuluar shumë pak detaje për misionin.

X-37B ka filluar si projekt në vitin 1999, kurse fluturakja ngjan shumë me fluturaket pa pilot tashmë të njohura si dronë.

Aeroplani është prodhuar nga kompania Boeing, përdor panele solare për energji elektrike në orbitë, kurse deri më tani nuk dihet se sa do të zgjatë misioni.

Lansimi i sotëm i është kushtuar punonjësve dhe të gjithë të prekurve me pandeminë e coronavirusit, kurse në raketën e dërguar në hapësirë shkruan “Amerika e fortë”. Ajo është lansuar nga Cape Canaveral. /Telegrafi/