Site icon Telegrafi

Amerikanët e Ligës së Kampionëve: Pesë yjet e SHBA-ve që po shkëlqejnë në garën më të rëndësishme në botë

Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, ka përmbushur gjysmën e rrugës, ndërsa ajo që bie në sy është paraqitja e amerikanëve në këtë garë.

Janë disa lojtarë amerikanë që kanë luajtur këtë sezon me mjaft sukses, e që në SHBA presin ta rrisin edhe vlerën dhe cilësinë e ekipit kombëtar.

Sergiño Dest

20-vjeçari ka gjetur vend menjëherë te Barcelona nën menaxherin e Ronald Koeman. Dest ka luajtur dy nga tre ndeshje në këtë garë, dhe në të dy ndeshjet ai ishte si statues.

Deri më tani ai ende nuk ka qenë vendimtar me asistim ose gol, por po vazhdon të fitojë minuta në turneun më të rëndësishëm të Evropës.

Weston McKennie

Pasi humbi një ndeshje për shkak të testimit pozitiv me Coronavirus, lojtari i Shteteve të Bashkuara ka fituar minuta në Ligën e Kampionëve, kur u kthye.

Ai ka bërë dy paraqitje në këtë turne, kundër Barcelonës dhe kundër Ferencváros.

Gio Reyna e Ethan Hovarth

Borussia Dortmund mundi Club Brugge me rezultat 3-0 dhe aktualisht është në krye të Grupit F me gjashtë pikë.

Hovarth i Brugge ishte në stol, por Gio Reyna ishte pjesë e formacionit startues të Dortmund dhe luajti gjithsej 77 minuta. Reyna ka një asist deri më tani në këtë turne.

Tyler Adams

RB Leipzig mposhti Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 për të marrë vendin e dytë në Grupin H, në gjashtë pikë, sa ka Manchester United.

Tyler Adams ka luajtur dy nga tre ndeshjet për Leipzig. Deri më tani mesfushori amerikan ka gjithsej 46 minuta në të dy ndeshjet. /Telegrafi/

Exit mobile version