Amdi Bajram ishte vetëm një prej zyrtarëve të shumtë partiak i cili mbrëmë dërgoi kërcënime kundër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ai u tha atyre që të mos mendojnë të bëjnë ndonjë manovër, sepse këtu ka gardë, i cila i’u drejtua se nuk do të heqë dorë, dhe se në ditët e ardhshme është i gatshëm të mbikëqyrë punën e KSHZ-së para këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ne jemi një dhe një do të mbetemi. Njeriu më i drejtë dhe më i fuqishëm na udhëheq, dhe ai është Nikolla Gruevski, përderisa ne jemi me të nuk do të gjunjëzohemi dhe nuk do ta japim shtetin’, shtoi Bajrami.
Zoran Zaevit, tha Bajrami para KSHZ-së, së shpejti do t’i shkojmë në funeral, sepse do të ketë goditje në zemër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7i30_JoQKpY