Telegrafi

Amber Heard do të paguajë afro dhjetë milionë euro për të apeluar vendimin në gjyqin ndaj Johnny Depp

Gjykatësja Penney Azcarate vendosi të premten se Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Deppit 10.35 milionë dollarë apo afro 10 milionë euro dëmshpërblim pasi një juri në Virginia zbuloi se ajo e portretizoi atë në mënyrë të padrejtë si një abuzues, sipas New York Post.

Gjykatësja e Qarkut Fairfax ra dakord me juristët që Heard duhet t’i paguajë Deppit 10.35 milionë dollarë, të reduktuara nga 15 milionë dollarë për shkak të kufirit të vendosur nga ligji shtetëror.

Gjykatësja Azacarate deklaroi gjithashtu se Heard duhet të paguajë të gjithë 10.35 milionë dollarët e gjykimit plus 480 mijë dollarë (450 mijë euro) (6% interes) nëse ajo do të paraqiste një apel.

Amber Heard (Foto: Getty Images)

Çështja do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit të Virginias pas 21 ditësh dhe të dyja palët do të kenë 30 ditë për të paraqitur një njoftim apeli.

Avokatët e Heard kanë pohuar më parë se ajo nuk është në gjendje t’i paguajë Deppit 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim.

Lexo po ashtu Amber Heard nuk heq dorë të thotë të vërtetën e saj pavarësisht se humbi gjyqin kundër Johnny Depp

Pavarësisht pretendimit, një zëdhënës i Heard zbuloi se aktorja 36-vjeçare e “Aquaman” ka në plan të paraqesë ankesën.

Amber Heard (Foto: YouTube)

“Ju nuk kërkoni falje nëse jeni të pafajshëm. Dhe, nuk refuzoni të apeloni nëse e dini se keni të drejtë”, tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë.

Depp e fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes pas një sërë dëshmish që bënë ndaj njëri-tjetrit.

Një të ngjashëm e kishte humbur më parë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/