Site icon Telegrafi

Amber Heard akuzohet se ka kopjuar veshjet e sallës së gjyqit të Johnny Depp për të bërë një “lojë mendjeje”

Amber Heard është akuzuar se ka kopjuar veshjet e sallës së gjyqit të Johnny Depp, pasi shikuesit dallojnë ngjashmëri të shumta midis kombinimeve të tyre – madje edhe modeleve të flokëve – ndërsa gjyqi i tyre për shpifje vazhdon.

Heard dhe Depp – të cilët ishin të martuar nga viti 2015 deri në 2016-ën – janë përballur me këtë problem në gjykatë javët e fundit dhe çdo ditë e gjyqit ka sjellë një mori akuzash të reja tronditëse.

Gjyqi, i cili është ende duke u zhvilluar në Virgina, po përpiqet të përcaktojë nëse një ese e Washington Post e vitit 2018 e shkruar nga Heard, në të cilën ajo akuzonte aktorin për abuzim në familje, shpifte për Depp.

Lexo po ashtu Johnny Depp thotë se është mbyllur disa herë në tualet për t’i shpëtuar dhunës nga Amber Heard

Depp i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj kundër tij dhe po kërkon të paktën 46 milionë euro dëmshpërblim dhe një shpërblim ndëshkues prej të paktën 323 mijë euro, së bashku me tarifat e avokatëve dhe shpenzimet gjyqësore.

Çdo aspekt i gjyqit është mbuluar shumë nga media dhe është analizuar çdo detaj nga mijëra fansa në mbarë botën – duke përfshirë atë që kanë veshur dy yjet çdo ditë.

Lexo po ashtu Në gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard - publikohen disa fotografi të tmerrshme të Johnny Depp në kohën kur ishte përdorues i substancave narkotike

Disa njerëz janë të bindur se Heard po zgjedh qëllimisht veshje që duken të ngjashme me ato që Depp ka veshur më parë gjatë gjyqit, në një përpjekje për të ‘luajtur lojëra mendore’ ndaj tij.

Në ditën e parë të gjyqit, më 11 prill, Depp u pa i veshur me një kravatë Gucci, e cila kishte një grerëz mbi të. Dhe dy ditë më vonë, më 13 prill, Heard kishte një kravatë shumë të ngjashme, e cila kishte edhe një bletë mbi të.

Lexo po ashtu Elon Musk i dhuroi një makinë luksoze Amber Heardit gjatë kohës që ishin në lidhje

Njerëzit kanë vënë në dukje gjithashtu se Depp veshi një kostum ngjyrë hiri për ditën e parë të gjyqit dhe më pas Heard u pa e veshur me një kombinim pantallonash dhe këmishë të së njëjtës ngjyrë në gjykatë më 12 prill.

Më pas, më 18 prill, Depp u paraqit në gjykatë me flokët e tij të gjatë të tërhequr në një bisht. Të nesërmen, më 19 prill, Heard kishte stiluar flokët e saj të gjatë në një mënyrë të ngjashme – dhe shumë njerëz menduan se nuk ishte një rastësi.

Lexo po ashtu Në ditën e gjashtë të gjyqit - Johnny Depp kujton incidentin kur preu gishtin teksa Amber Heard e gjuajti me një shishe vodka

Shumë shikues shkuan në Twitter për të ndarë mendimet e tyre për pamjen e njëjtë të Depp dhe Heard, me njërin që e quajti atë ‘të sëmurë në kokë’ për ‘imitimin’ e rrobave të tij.

Ata shkruan: “A do të adresojë dikush pse Amber po imiton veshjet e Johnny çdo ditë? Kjo grua është e sëmurë në kokë”. “Amber Heard po luan lojëra mendore me Johnny Depp duke kopjuar veshjet e tij në gjykatë”, shtoi një tjetër person. /Telegrafi/

Exit mobile version