Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për Kosovën dhe mbështetjen e treguar pas sulmeve që ndodhën në Izrael nga Hamasai.
Ziv në një postim në platformën “X” ka shkruar se mbështetja e Kosovës ka një rëndësi të madhe.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira”, shkroi ambasadorja Ziv.
Ajo më tej shtoi se zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet atje.
“Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, shtoi ambasadorja izraelite. /Telegrafi/
We are deeply grateful for the unwavering support from our friends in Kosovo . Your support holds immense significance to us in these extremely dark and difficult days. As the situation in Israel continues to develop, our hearts and thoughts are with the families and communities… pic.twitter.com/UO7lP3YhRC
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 8, 2023