Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe, Tzipi Hotovely, ka bërë një deklaratë që ka nxitur reagime të ashpra, se në Gazë nuk ka krizë humanitare.
Në pyetjen e gazetares së Sky News se cili është qëndrimi i saj për krizën humanitare, Hotovely tha se “nuk ka krizë humanitare”, transmeton Telegrafi.
“Izraeli është përgjegjës për sigurinë e izraelitëve, Hamasi është përgjegjës për sigurinë e palestinezëve. Është koha kur Hamasi duhet të paguaj çmimin”, shtoi Hotovely.
Pretendon se Hamasi po i parandalon civilët të evakuohen dhe se palestinezëve u është dhënë mundësia të largohen nga Izraeli.
“Njerëzve në Izrael nuk është dhënë mundësia të jenë të sigurtë, janë masakruar në shtretërit e tyre”, tha ambasadorja izraelite në Britani të Madhe.
Duke krahasuar përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit me përgjigjen e Britanisë ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo tha “ju vutë në shënjestër Dresdenin sepse e dinit se ishte e vetmja rrugë.”
“Këto mizori janë të tilla që asnjë lider perëndimor nuk mund të qëndrojë dhe të thotë se ne mund të vazhdojmë”, shtoi Hotovely. /Telegrafi/
Israeli Ambassador to the UK:
There is no humanitarian crisis in Gaza. pic.twitter.com/MZ4q3xTbjL
— Clash Report (@clashreport) October 16, 2023