Telegrafi

Ambasadorja Eleonora Mitrofanova e përfshirë në aferën e spiunazhit rus në Bullgari – kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, në Bullgari është shfaqur afera më e madhe e spiunazhit nga akterë rusë, përkatësisht këta personazh ndërlidhen me Kosovën dhe dështimin e anëtarësimit të vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Eleonora Valentinovna Mitrofanova e para e Ambasadës ruse në Bullgari, stafi i së cilës ishte përfshirë në aferën më të madhe të spiunazhit në këtë shtet, kishte shërbyer si ambasadore dhe delegate e përhershme e Rusisë në UNESCO, në kohën kur Kosova kishte dështuar të anëtarësohej në këtë organizatë.

Mitrofanova, dyshohet se mund të jetë pjesë e strukturave të sigurisë së Federatës së Rusisë.

Ajo ka pasur afërsi me kryespiunin bullgar Nikolay Malinov, po ashtu afërsia e saj dëshmohet edhe me Konstantin Kosachev, delegratin famëkeq dhe propaganduesin rus në Këshillin e Evropës.

Lexo po ashtu Ekspertët e sigurisë: Akterët e aferës së spiunazhit rus në Bullgari të ndërlidhur me Kosovën dhe UNESCO-n

Ambasadorja Mitrofanova ka marr dekorata nga Kisha Ortodokse Serbe për pengimin e Kosovës që të antarësohet në UNESCO.

Që nga 15 janari i këtij vitit shërben si ambasadore e Federatës Ruse në Bullgari. Paraprakisht, ajo kishte mbajtur funksione të rëndësishme në UNESCO, delegate e përhershme e Federatës Ruse në UNESCO (2009 – 2016); kryesuese e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s (2009 – 2011) dhe kryesuese e Komitetit Botëror të Trashëgimisë të UNESCO-s.

Mitrofanova paraprakisht ka qenë udhëheqëse e “Rossotrudnichestvo”, organizatë e spiunëve të maskuar rusë.

Lexo po ashtu Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov

Ambasadat e Federatës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por gjithandej kontinentin evropian, janë përballur me dëbimin e stafit diplomatik, të cilët ishin zbuluar se po vepronin si spiunë nën maskën e diplomatit.

Nga të dhënat biografike të Eleonora Mitrofanovës, për të cilën thuhet se ka mbaruar në MGIMO University, theksohet ndër të tjera se ajo është motra e Aleksey Mitrofanovit, i njohur për krijimin e filmit “Yuliya”, i cili portretizoi dy persona të quajtur Misha dhe Yuliya në skena të ndryshme erotike që i ngjanin kryeministres së atëhershme të Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.

Shtetet ku Vladimir Putin është i koncentruar më së shumti në Ballkan janë Bullgaria dhe Serbia. /Telegrafi/