Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka dënuar ashpër sulmin ndaj anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra.
“Shame has a face. Marre marre marre. Nuk kam fjale. #meArbanen”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri” dhe anëtarja e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.
Sulmi, njofton Policia e Kosovës, ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë është dërguar në spitalin e Prishtinës.