Ambadaorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, Karen Pierce në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se në Kosovë ka hapa të mëdhenjë drejt sigurisë dhe stabilitetit.
Pierce ka përmendur tensionet ndërmjet dy shteteve kohëve të fundit, duke përmendur edhe taksën e vendosur nga Kosova.
Ajo ka kërkuar nga dy shtetet që të përmbahen nga tensionet e reja, duke bërë thirrje që t’i hapet rruga dialogut, transmeton Telegrafi.
“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë ngritur gjatë kësaj kohe, dhe na takon të gjithë neve që të shqyrtojmë një zgjidhje potenciale dhe udhëheqësit politikë në regjion të përmbahen nga rritja e tensioneve”, ka thënë ambasadorja e Britanisë në OKB.
Pierce tutje ka thënë se dialogu i Brukselit, duhet të shfrytëzohet për të zgjidhur dallimet.
Duke folur për krijimin e Ushtrisë, ajo tha se Britania është në mbështetje të Kosovës.
“Çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal. Britania mendon se është e drejtë e Kosovës që të krijojë forcat e veta ushtarake. Interpretimi ynë ligjor i rezolutës 1244 është se nuk përmban asgjë që parashikon tranzisionin e ardhshëm të FSK-së”, ka thënë Karen Pierce. /Telegrafi/