Telegrafi

Ambasadorja amerikane shpreh mbështetje për prokurorët në Shqipëri: Askush nuk është mbi ligjin!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kryer sot në mesditë një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.

Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Kim në Twitter pas takimit.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për influence, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush – pavarësisht gradës apo pasurisë së tij – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, ka shtuar Kim.

/Telegrafi/