Telegrafi

Ambasadorja amerikane në Shqipëri takon kreun e SPAK: SHBA mbështet fuqimisht reformën në drejtësi

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.

Nëpërmjet një postimi në Twitter pas takimit, Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzova prokurorët dhe hetuesit për arritjen e rezultateve gjithmonë e më të vërteta. Rritja e hetimeve, procedimeve, konfiskimeve të aseteve etj. tregon se askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shtruar Kim. /Telegrafi/