Site icon Telegrafi

Ambasadori i Zvicrës uron Kurtin për rezultatin zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në njoftimin e bërë nga VV thuhet se, ambasadori Jean Hubert Lebet ka uruar kryetarin Kurtin, për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtet-ndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version