Telegrafi

Ambasadori Walker me batutë për Kurtin dhe Pacollin: Do të donin të kishin lindur në Pejë

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, gjatë fjalës së tij pasi iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë lëshoi një batutë për kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Walker duke treguar se qyteti i Pejës është njëri nga qytetet më të parapëlqyera të tij, u shpreh në formë humori se edhe Kurti e Pacolli do të donin të kishin lindur në Pejë.

“Dua të falënderoj Universitetin ‘Haxhi Zeka’, për nderin që më keni bë mua sot. Kam dëgjuar shumë për këtë universitet dhe jam krenar që ta marr titullin sot. Kjo po ndodh sot në Pejë, njërin nga vendet e parapëlqyera në Kosovë. Mendoj që Kurti dhe Pacolli do të donin të kishin lindur në Pejë. Prej vizitës time të parë në Kosovë asnjëherë nuk e kam lënë pa e vizituar Pejën…”, u shpreh ai. /Telegrafi/