Telegrafi

Ambasadori ukrainas në OKB e krahason Putinin me Hitlerin

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, krahasoi liderin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin dhe i kërkoi botës të përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar kur foli në një seancë speciale urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Thirrja e tij tani është që bota të veprojë para se të jetë tepër vonë.

Kyslytsya tha se Hitleri kishte dështuar kur bota u përgjigj në një “mënyrë të vendosur dhe të unifikuar”, por vonesa për veprim u kishte kushtuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve.

Thirrja e tij tani është që bota të veprojë para se të jetë tepër vonë.

Kyslytsya tha se Hitleri kishte dështuar kur bota u përgjigj në një “mënyrë të vendosur dhe të unifikuar”, por vonesa për veprim kishte kushtuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve.

“A jemi gati të paguajmë një çmim të tillë tani?”, pyeti ai.

Ambasadori shtoi se “Qëllimi i Rusisë nuk është vetëm një pushtim – ai është gjenocid”.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me shumicë votash ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe i ka kërkuar Rusisë të tërheq trupat nga territori ukrainas. /Telegrafi/