Telegrafi

Ambasadori shqiptar në OKB: Zelensky do të marrë pjesë në takimin e liderëve botërorë në New York

Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas do të jetë në takimin e New Yorkut dhe do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitet për situatën në vendin e tij, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e sulmit të madh që ndodhi mbrëmë në Rusi

Shqipëria është kryesuese e Këshillit 15 anëtarësh gjatë muajit shtator, raporton skynews.

Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në New York nga 18 shtatori për takimin e nivelit të lartë.

Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet dy ditë më vonë më 20 shtator.

Zelensky mori pjesë përmes një video-lidhje në takimin e liderëve botërorë të vitit të kaluar, por nuk është e qartë nëse ai do të bëjë të njëjtën gjë këtë herë, apo do të shfaqet personalisht. /Telegrafi/