Telegrafi

Ambasadori Kosnett viziton veriun e Mitrovicës (Foto)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës.

Kosnett u prit nga kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, raporton Telegrafi.

Nën shoqërimin e Rakiq dhe Simiq, Kosnett bëri edhe një xhiro në sheshin ‘Car Llazar’, ku së bashku me të dy u ndal në një kafene në këtë shesh./Telegrafi/