Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Oryan, pas seancës së djeshme me ministrin për Punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, ia ka mësy sheshit ‘Maqedonia’ në një mënyrë të pazakontë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotografi duke bërë ushtrime akrobatike tek shadërvani i sheshit në Shkup, fotografi duke e shoqëruar me shkrimin në vijim.
‘Në rrugë drejt takimit të rradhës, pas takimit me ministrin për Punë të jashtme. Ndalova për një moment, deri te shadërvani i qendrës së qytetit, vendosa xhaketën dhe vendosa duart posht dhe unë…ju e dini’, shkruan ai në FB.
Oryan, përndryshe është duke zhvilluar takime të shpeshta me zyrtarë të qeverisë së re, duke treguar mbështetjen që ka Izraeli për Maqedoninë. /Telegrafi/