Telegrafi

Ambasadori italian takon Kurtin, kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë së re

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re.

“Në një takim miqësor urova Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve. Ne diskutuam hapat e ardhshëm, ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Oralndo. /Telegrafi/