Site icon Telegrafi

Ambasadori Hovenier uron kadetët e rinj që iu bashkuan Policisë së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar kadetët e rinj të Policisë së Kosovë që diplomuan këtë të premte.

Ai është shprehur i kënaqur që kjo gjeneratë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm, ndërsa ka thënë se Policia e Kosovës është për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve.

Lexo po ashtu Mes familjarëve e krerëve të shtetit, diplomojnë 419 policë të rinj - pamje nga ceremonia

“Urimet e mia të përzemërta për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës për ditën e diplomimit! I kënaqur të di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova”.

“Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, k shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

419 policë të rinj diplomuan të premten me një ceremoni shtetërore ku të pranishëm ishin personalitete të larta, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore e ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që diplomuan si dhe eprorë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version