Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë sot në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili u organizua me rastin e shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.
“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi ambasadori amerikan.
Honored to celebrate Peace Day today at the North Macedonia/Kosovo border, alongside Kosovo officials & diplomatic community members. 23 years ago here, many Kosovans returned home. #NATO brought stability & prosperity for #Kosovo and the region. @NATO_KFOR pic.twitter.com/cXLfSu0wgX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2022
Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.
23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/