Telegrafi

Ambasadori Hovenier shkon në zyrë te ministri Goran Rakiq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë ministri e drejton Goran Rakiq, i cili është edhe kryetar i Listës Serbe.

Vizita vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku për dy ditë pati tensione nga serbët lokalë në këtë pjesë.

Lexo po ashtu Ambasadorët Hovenier e Abbott, takim me Kurtin e Bislimin

Nëntë barrikada u vendosën nga banorët atje si shenj pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

Ndërkohë, te barrikadat është parë edhe vetë Rakiq.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, ai ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

Me kërkesë të SBA-së, Kosova ka shtyrë implementimin e vendimeve për reciprocitet deri më 1 shtator.

Kujtojmë se, ambasadori amerikan dje ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./Telegrafi/