Site icon Telegrafi

Ambasadori Hovenier flet pas takimit: Ministrit Rakiq ia rikujtova qëndrimet e SHBA-së për reciprocitetin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim me udhëheqësin e këtij dikasteri, Goran Rakiq.

Në një deklarim për media, Hovenier ka thënë se në takimin me ministrin Rakiq ka përmendur pozicionimet e SHBA-së për disa çështje, përfshirë këtu edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Lexo po ashtu Ambasadori Hovenier shkon në zyrë te ministri Goran Rakiq

“Ia rikujtova atij disa qëndrime të SHBA-së për këto çështje që përfshinë masat për reciprocitetin nga Qeveria e Kosovës që deshi t’i fuste në fuqi, nga perspektiva jonë janë konsistente me marrëveshjet e Brukselit dhe legjitime”, është shprehur ambasadori para gazetarëve.

Hovenier tutje ka theksuar rëndësinë e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin në Bruksel.

“Ramë dakord për rëndësinë e takimit të Vuçiqit me Kurtin në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji dhe ata duhet të shikojnë disa mënyra për të menaxhuar që ta depërshkallëzojnë situatën”. /Telegrafi/

Exit mobile version