Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman mbështet deklaratat e von Cramon për liberalizimin e vizave

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka mirëpritur raportin e sotëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar edhe fjalimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon për çështjen e vizave dhe çështje të tjera.

“Përshëndes raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta të Viola Von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat në sundimin e ligjit, zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe dialogun në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.

Në raportin për Kosovën sërish bëhet thirrje për liberalizimin e vizave.

Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet

“Vota e sotme dëshmon përkushtimin e Parlamentit për integrimin e Kosovës në BE dhe jep një udhëzime se si mund të zbatohen standardet evropiane në Kosovë. Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm, i fuqishëm i lidhur me aleancën evropiane dhe transatlantike. Për fat të keq, BE-ja ka dështuar që të sigurojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj vërtetë se ky është raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave”, tha Viola von Cramon. /Telegrafi/

Exit mobile version