Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se është urgjente që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.
Rohde thekson se sulmi ndaj Policsë së Kosovës ka qenë i tmerrshëm dhe terrorist.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, thotë ai.
Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste në veri më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos një tjetër polic si dhe u lëndua një tjetër.
Pas sulmeve terroriste, Policia e Kosovës vrau tre terroristë, u arrestuan dy tjerë si dhe u sekuestrua arsenal armësh në Zveçan. /Telegrafi/