Telegrafi

Gashi ftohet në Elysee: Gjest i rrallë nga Macron, simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ishte i pranishëm në Pallatin Élysée kur Presidenti Macron pati një videokonferencë me Kryeministrin Hoti.

Gashi thotë se ftesa që Macron ia bëri ishte nder për të dhe simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve.

“E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”.

Ambasadori Gashi thotë se Franca ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore./Telegrafi/