Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier ka takuar kreun e Listës Serbe, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.
“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur, ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”, shkroi ambasadori Hovenier, njofton Telegrafi.
With Minister Goran Rakic, reaffirmed the U.S. commitment to a multi-ethnic, sovereign, and independent Kosovo where all citizens from every community enjoy equal rights and an equal voice in advancing Kosovo’s European future. pic.twitter.com/eK4DLOvfrH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2022