Dua Lipa po vazhdon të marr urime dhe përgëzime pas suksesit të arritur gjatë ditëve të kaluara.
Të dielën është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku këngëtarja shqiptare nuk doli duar bosh.
Mundi i bukuroshes sonë u shpërblye më në fund me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Së fundi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett ka shkruar në rrjetet sociale rreth arritjes historike të 23-vjeçares.
Ai me këtë rast ka uruar zeshkanes përmes llogarisë personale në Twitter duke thënë se është kënaqësi të dëgjon për sukseset e talenteve nga Kosova.
“Urime për Dua Lipën për fitimin Grammyt! Gjithmonë është e mrekullueshme të shohësh talentet nga Kosova në skenat botërore”, ka shkruar ndër të tjerash ambasadori.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme artisten kanë uruar liderët tonë shtetëror si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë në karrierë. /Telegrafi/
Congratulations to @DUALIPA on winning her #GRAMMYs for best new artist! Always wonderful to see talent from #Kosovo recognized on the world stage. https://t.co/O25WADEvSB
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 12, 2019