Telegrafi

Ambasadori amerikan takohet me Osmanin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke dalë nga ndërtesa e Presidencës këtë të enjte.

Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Presidenca, ndërsa kanë thënë se për detajet e takimit do të dalin me një komunikatë për media./Telegrafi/