Ambasada ruse në Afrikën e Jugut ka publikuar një hartë në internet që tregon gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar si pjesë të Ukrainës.
Qëllimi i postimit në faqen e ambasadës në X, i njohur më parë si Twitter, ishte promovimi i BRICS si një organizatë në rritje, transmeton Telegrafi.
Në vend të kësaj, doli nga njoftimi se ambasada ruse e njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës.
Postimi përmbante një hartë të botës që tregon brenda kufijve të Ukrainës pjesët lindore të territorit të saj që Rusia pretendon se i ka aneksuar, si dhe Krimenë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.
Anëtarët aktualë dhe potencialë të BRICS janë theksuar me një ngjyrë të veçantë në hartë. Themeluesit e organizatës janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Këtë vit, gjashtë vende të tjera u ftuan për t’iu bashkuar bllokut: Etiopia, Argjentina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Irani.
Ukraina dhe aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO nuk i njohin pretendimet e Rusisë ndaj Krimesë dhe Ukrainës lindore, dhe kanë kërkuar që këto territore të kthehen plotësisht në kontrollin e Kievit.
Që kur u publikua, postimi i ambasadës ruse ka tërhequr më shumë se 292 mijë shikime, si dhe një numër të madh komentesh tallëse. /Telegrafi/
I fully agree with this map😁
Crimea Is Ukraine! pic.twitter.com/Qm5ot7AUyk
— Cloooud |🇺🇦 (@GloOouD) August 28, 2023