Gjiganti amerikan i tregtisë online ka hapur qendrën e saj në Turqi.
Me hapjen e uebsajit për Turqinë, ndërmarrjet rezidente në Turqi mund t’i shesin produktet e tyre tek klientët anembanë Turqisë pa paguar ndonjë çmim për renditjen e ndonjë produkti të çfarëdoshëm.
Këtyre ndërmarrjeve, Amazon u ofron shërbime të shumta me synimin për t’i mbështetur ato në drejtim të rritjes së shitjeve si asistencë në realizmin e shitjeve online për 24 orë në shtatë ditë të javës, kushte të qarta dhe transparente të shitjes, informacione për vendosjen e çmimeve, raporte dhe analiza.
Vlera e tregut të Amazonit sot llogaritet në 1 trilion dollarë, kurse fitimi neto i kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 2.5 miliardë dollarë, duke shënuar kështu edhe fitimin më të lartë që ka realizuar firma në një tremujor gjatë historisë së saj.
Konkurrentët tjerë si Google dhe Microsoft, janë shumë afër që të arrijnë një sukses të ngjashëm.
Bezos themeloi kompaninë e tij në Seattle në një garazh të vogël nga ku bënte shitjen online të librave, ndërsa sot është një ndërmarrje botërore e larmishme me më shumë se 200 miliardë dollarë shitje vjetore dhe me mbi 575 mijë të punësuar. /Telegrafi/