Site icon Telegrafi

Amazon dhe Google po hetohen për dështimin për të hequr “vlerësimet e produkteve false”

Rregullatorët britanikë po hetojnë nëse Amazon dhe Google kanë thyer ligjin për mbrojtjen e konsumatorit duke mos bërë sa duhet për të mbrojtur blerësit nga “vlerësimet e produkteve të rreme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hetimi është i fundit në një varg hetimesh që ndodhin kundër gjigandëve të teknologjisë në të gjithë botën, ndërsa zyrtarët dhe politikëbërësit shqyrtojnë me hollësi pretendimet e sjelljes anti-konkurruese.

Hetimet mund të rezultojnë në gjoba të majme dhe të rrisin presionin ndaj kompanive duke përfshirë Facebook (FB) dhe Apple (AAPL) për të ndryshuar mënyrën e të bërit biznes.

“Shqetësimi ynë është që miliona blerës në internet mund të mashtrohen duke lexuar komente të rreme dhe më pas duke shpenzuar paratë e tyre bazuar në ato rekomandime”, ka thënë shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli në një deklaratë.

“Në të njëjtën mënyrë, thjesht nuk është e drejtë nëse disa biznese mund të bëjnë vlerësime të rreme me 5 yje për t’u dhënë produkteve ose shërbimeve të tyre më të mirën, ndërsa bizneset që i binden ligjit humbin”, shtoi Coscelli.

Ndërkohë Amazon dhe Google kanë thënë se do të bashkëpunonin me hetimin e CMA. /Telegrafi/

Exit mobile version