Telegrafi

Amanda Holden e vesh vajzën si “prostitutë” (Foto)

Fansa të shumtë kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj yllit të reality Amanda Holden, e cila postoi në internet një fotografi të vajzës së saj 9 – vjeçare “të veshur si prostitutë”.

Holden e postoi këtë foto në llogarinë e saj në Twitter, ndërsa shkruante: “Festë me temë “Vitet 1990″ në shkollën e Lexit sot, Julia Roberts, ‘Pretty Women”, duke iu referuar kështu rrolit të prostitutës që aktorja Roberts luan krah Richard Gere në filmin e famshmën “Gruaja e Bukur”.

Por kjo zgjedhje e saj për ta veshur vajzën si personazhi i një prostitute, ka shkaktuar një vrull komentesh negative, aq sa Holden u detyrua ta hiqte foton nga rrjeti social.

Sipas DailyMail, ky veprim i 43 – vjeçares tashmë po kritikohet edhe nga një grup prindërish, të cilët paralajmëruan rrezikun e të tilla postimeve “të papërshtatshme” të fëmijëve në internet. /Telegrafi/