Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, do t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj jave me një kontratë dyvjeçare.
Goal raporton se tashmë është arritur marrëveshja mes kampionit të Serie A dhe futbollistit brazilian dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
33-vjeçari pritet të përfitojë katër milionë euro për sezon gjatë qëndrimit në Torino me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon më shumë.
Mbrojtësi i djathtë do t’i ofrojë përvojën e vet skuadrës së Massimiliano Allegrit që dëshiron të vë vulën edhe në skenën evropiane. /Telegrafi/