Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është duke qëndruar në Torino.
Ish-anëtari i Barcelonës ka kryer me sukses vizitat mjekësore tek kampioni aktual italian, Juventus.
‘Zonja e Vjetër’, ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe e ka transferuar atë si lojtar të lirë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Pasi ka kryer me sukses vizitat mjekësore, gjatë ditës mbrojtësi i djathtë pritet të nënshkruajë kontratën me bardh e zinjtë.
Alves është transferimi i dytë i Juventusit për këtë edicion, pasi ditë më parë kampionët italian zyrtarizuan mesfushorin boshnjak Miralem Pjanic. /Telegrafi/