Dani Alves ka mbërritur në Torino dhe do t’i nënshtrohen testeve mjekësore te Juventusi gjatë të hënës.
Mbrojtësi brazilian ka arritur këtë mbrëmje në qytetin e Torinos dhe përshëndeti nga kamerat në aeroport, duke deklaruar ‘Forca Juve’.
Alves në Juve arrin si një transferim i lirë, pasi ka aktivizuar një klauzolë në kontratën e tij Barcelonë për te liruar atë një vit më herët.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Futbollisti që mbushi 33 vjet muajin e kaluar, ka qenë pjesë e Barcelonës që nga viti 2008.
Alves nuk është e vetmja blerje për Juventusin këtë verë, pasi mesfushori Miralem Pjanic ka ardhur nga Roma për shifrën e 32 milionë euro. /Telegrafi/