Site icon Telegrafi

Alves: Gjasat e Juves janë 60, kurse të Barcës 40 për qind

Getty Images

Dani Alves ka pranuar se do të ketë emocione kur do të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou, në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi fitoi me rezultat 3-0 në Torino dhe është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa ish-mbrojtësi blaugran beson se gjasat janë 60 me 40 në favor të Bianconerëve.

Lexo po ashtu Dhjetë këshilla se si Barcelona mund ta eliminojë Juventusin (Foto/Video)

Braziliani ka luajtur për katalunasit gjatë viteve 2008-2016 dhe natyrisht se do të ketë emocione kur të luajë kundër tyre para tifozëve që dikur e kanë duartrokitur.

“Është shumë emocionale të jesh sërish këtu… Mendoj se ne (Juventusi) kemi gjasa 60 me 40 që të kualifikohemi, por e dimë se të gjitha ndeshjet janë të vështira në Camp Nou dhe duam të shënojmë gola, jo vetëm të mendojmë për t’u mbrojtur”.

“Plani ynë është që ta ndëshkojmë Barcën, ndërsa një gol do të bënte ndryshim të madh në këtë ndeshje”, ka deklaruar Alves.

Ai ka thënë më tej se e mban Barcelonën në një skaj të zemrës së tij, porse në ndeshje do ta kërkojë fitoren. /Telegrafi/

Exit mobile version