Telegrafi

Alves drejt gjigantit italian

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, raportohet se do të largohet nga klubi katalunas në drejtim të kampionit të Italisë, Juventusit.

33-vjeçari thuhet se gjatë verës do të largohet si lojtar i lirë dhe Cadena Ser raporton se lojtari ka vendosur të mos qëndrojë në klub deri në fund të kontratës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Kontrata e tij aktuale do të skadojë më 2017, por ai ka kërkuar nga klubi që të lirohet nga kjo kontratë, transmeton Koha.net.

Braziliani është në Camp Nou që nga viti 2008 dhe sivjet ka kontribuar me një gol e tetë asiste në 48 ndeshje.